Nuk mblidhen taksat. 11 njesite peng e keshillit bashkiak
Moskonstituimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka bllokuar punët në njësitë vendore. Për vitin 2011 nuk është vjelë asnjë taskë vendore, kjo për faktin se nuk ka pasur asnjë udhëzim se si do të mblidhen ato dhe cilat janë kategoritë që duhet të paguajnë detyrimet. Për momentin, thotë Pandi Sara- kryetari i njësisë vendore numër 7, të vetmet shërbime që ofrohen janë pagesat për kategoritë e caktuara sociale si dhe zyrat e gjendjes civile për pasaportat biometrike dhe karta identiteti.
“Në këto kushte, pa një udhëzim nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës se sa do të jetë tarifa për vitin 2011 e në vazhdim krijojnë një sërë problemesh në grumbullimin e këtyre të ardhurave. Aktualisht nuk vilet fare për arsye sepse nuk funksionon asgjë. Për 2011 duke mos ardhur ky udhëzim dhe duke mos ardhur fare edhe udhëzimi i kategorive të qytetarëve që falen nga taksat vendore ne jemi totalisht të bllokuar”- thotë Sara.
Në një ngërc të tillë, kur këshilli bashkiak ende nuk ështën konstituuar , vonesat për mungesë fondesh duhet t’i vuajnë njësitë vendore, ndërkohë që qytetarët e Tiranës, duhet të përballen me mungesë shërbimesh, ndërsa investimet do të ishin një luks për momentin. Pandi Sara thotë se kjo situate e rënduar zgjat prej të paktën dy vjetësh.
“Prej dy vjetësh, në pjesën e hartimit të buxhetit dhe planifikimit të të ardhurave dhe shpenzimeve jemi bllokuar totalisht. Punojmë me 1/12. Do të thotë që janë shërbime operative. Paguajmë energji elektrike, telefoni, ujësjellës, shërbim kancelarie për administratën, por kjo nuk është punë e një administrate në shërbim të komunitetit”- thotë Sara.
Që prej 10 korrikut të viotit 2010, këshillit bashkiak i Tiranës nuk është mbledhur më. Prej atëherë, njësitë bashkiake i kanë pasur duart e lidhura dhe xhepat bosh.
Edlira Sulejmani