Shefat e rinj Vasili Mandate shkencore jo politike

Shqyrtimi i kandidaturave për shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare do të përfundojë këtë të hënë. Nga 58 shërbime, në 35 prej tyre ka pasur nga vetëm një kandidat. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili e ka shpjeguar këtë me faktin se niveli profesional i këtyre mjekëve është shumë i lartë dhe për pasojë nuk janë ndjekur nga konkurrentë të tjerë.
“Për ne nuk ka asnjë shqetësim që janë prej kohësh në këto detyra, nuk janë mandate politike, por në rradhë të parë janë mandate shkencore. Besoj se mandatet shkencore nuk kanë pse krijojnë shqetësim për askënd. Nëse do të hulumtonit nëpër Europë, do të shikonit që ka shefa që drejtojnë për një kohë mjaft të gjatë, që kanë një moshë të rëndësishme sepse akumulimi shkencor është i lidhur me eksperiencën e gjatë”-thotë Vasili.
Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, pjesa më e madhe e emrave të shefave të shërbimeve kryesore tashmë janë bërë publikë. Do të vazhdojë të drejtojë shërbimin e nefrologjise, Nestor Thereska, atë të urologjisë, Mustafa Xhani, të dermatolgjisë, Ermira Vasili, Neurologjisë, Mentor Petrela, të Onkologjisë, Agim Sallaku, të psikatrisë, Anastas Suli, të sëmundjeve infektive, Dhimitër Kraja.
Julia Bardhushi