E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet 42- vjecari. Ne pranga babe e bir

Nje 42- vjecar nga fshati Oblike komuna Ana e Malit eshte ekzekutuar me dy plumba në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Viktima eshte Agim Shullani, baba i 3 femijeve banor i fshatit Oblike. Policia bën të ditur se ngjarja ka në kohën kur viktima po kthehej i vetem ne banesen e tij ndërsa menjehere pas vrasjes autorët janë larguar për tu ndaluar pak orë më pas nga policia. Ata janë Riza Idrizi 56- vjeç dhe djali i tij Naim Idrizi 22- vjeç dhe sipas policisë krimi eshte kryer për motive të dobëta.

“Më datë 10.07.2011 rreth orës 22:45 në fshatin Oblik, komuna Ana e Malit është gjetur I vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Agim Shullani, vjeç 42, banues në po këtë fshat. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore të Drejtorisë së Policisë të qarkut të Shkodrës. Ato bënë të mundur identifikimin dhe kapjen disa orë pas ngjarjes të dy autorëve të krimit, shtetasit Riza Idrizi, vjeç 56, Naim Idrizi, vjeç 22”- deklaroi zëdhenesja e policise Fatbardha Celepija.

Sipas familjareve dhe te njohurve  viktima Agim Shullani ishte njeri I qete dhe  nuk kishte konflikte me askënd.Ne cilësinë e provës material është sekuestruar edhe arma e krimit që do të shërbejë në procesin që do të zhvillohet ndaj dy autorëve.

Bruna Gjoka    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›