Rama në Pirg e Ormen: Pas 28 qershorit, erë e re
Ndalesa e radhës e kreut të PS, Edi Rama kanë qenë në fshatrat Oreme e Pirg në Korcë. Rama ka premtuar se pas 28 qershorit do të nisë një marrëdhënie e re mes atyre që qeverisin dhe atyre që prodhojnë në bujqësi.
KORCE- “Ne do të shpallim minimumin jetik, duke mos lejuar që asnjë familje të mos jetojë nën këtë minimum” kështu është shprehur kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në fshatin Ormen të qarkut të Korcës ku ka prezantuar edhe dokumentin qeverisës.
Ky dokument parashikon një ndryshim rrënjësor të raportit mes shtetit dhe bujqëve e fermerëve.
“Deri më sot fshati ka patur statusin e jetimit” u shpreh kryetari i Partisë socialsite gjatë fjalës së tij.
Duke nënvizuar se pas 28 qershorit do të nisë një marëdhënie e re mes atyre që qeverisin dhe atyre që prodhojnë në bujqësi.
Rama në Ormen u ndal në minimumin jetik
“Do të shpallim edhe minimumin jetik, që do të thotë se ne nuk do të lejojmë që të ketë familje shqiptare nën minimumin jetik, duke filluar nga pagesa e papunësisë, që së paku do ta dyfishojmë. Por i gjithë koncepti ynë dhe thelbi i filozofisë tonë të re, është se varfëria dhe papunësia luftohen duke nxitur punën, duke nxitur prodhimin, duke nxitur integrimin e familjeve që janë në ndihmë ekonomike, drejt punës dhe drejt aktivitetit prodhues.” theksoi ai.
Edi Rama dhe drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste janë ndalur edhe në fshatin Pirg të qarkut Korcë.
Cdo vendim nesër në qeverisje- u tha Rama bujqërve në Pig e Ormen, do ta marrim në konsultim edhe duke ju dëgjuar ju.
“Ne besojmë që pa ndryshuar jetën e fshatit, pa nxitur prodhimin në fshat, pa e siguruar këtë prodhim dhe pa i dhënë mundësi familjeve që jetojnë në fshat, që të mund të kenë qetësi dhe mirëqenie, nuk ka Shqipëri evropiane. Nuk ka Shqipëri që jeton në paqe dhe mirëqenie. Nuk ka familje shqiptare që jeton në qytet, të cilave nuk u dridhet dora kur shohin çmimet në stratosferë, të atyre ushqimeve që vijnë nga matanë diellit, sepse qeveria nuk i sjell dot nga fshati në qytet, por i lë të kalben në fshat apo të hidhen nëpër lumenj, apo të varrosen në tokë, për arsyen e thjeshtë dhe të vetme, sepse në Shqipëri nuk ka qeveri dhe mbi të gjitha se në fshat ka një bujk dhe fermer shqiptar që gdhihet vetëm dhe ngryset vetëm.
Kjo histori e dhimbshme do të mbarojë më 28 qershor, me votën tuaj për një ndryshim të madh, që është ndryshim që do të fillojë nga fshati.”tha Rama. (e.n/News24/BalkanWeb)