Shëngjin, plagoset me armë 24-vjeçari, në kërkim autori

Një 24-vjeçar është plagosur me armë në orët e vona të natës në Shëngjin.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 02:00 në oborrin e një lokali nate në Shëngjin ku 24-vjeçari Elis Leka është qëlluar me armë zjarri ndërsa policia ka identifikuar edhe autorin.
Sipas policisë autori i dyshuar i ngjarjes është 22-vjeçari Klevis Prenga nga fshati Simon i Mirditës i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes së 24-vjeçarit në Shëngjin.