E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenja radikalizimi

Partia e Drejtësisë në institucione, e Lëvizja “Bashkohu” në rrugë nuk e kanë ndërmend të dorëzohen në synimin për të mundësuar mësim-besimin dhe bartjen e shamisë në shkollat publike. Fuad Ramiqi tha se nëse institucionet nuk ndërrojnë mendje, forma e protestës do të ndryshojë. Kurse Imami Shefqet Krasniqi paralajmëroi shtator të nxehtë dhe bëri thirrje që Islami të mbrohet. Nga Nexhmije Ahmeti & Nebih Maxhuni më 02 shtator 2011 në ora 08:20

Dështimi për ta votuar nenin, i cili do të lejonte futjen e lëndës së edukatës fetare dhe bartjen e shamisë në shkollat publike të Kosovës, nuk e kanë zmbrapsur partinë e cila e çoi këtë ide deri në Parlament.

Partia e Drejtësisë nuk është dorëzuar, edhe pse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan një nen në Projektligjin për Arsimin Parauniversitar. Pavarësisht kësaj, njëri nga zyrtarët e kësaj partie, Amir Ahmeti është optimist se neni do të ndryshohet dhe kërkesat e tyre do të realizohen. Deputeti i PD-së, parti kjo që ka hyrë në koalicion qeveritar në kuadër të Aleancës Kosova e Re dhe bashkëqeveris me PDK-në e Hashim Thaçit, thotë se po punojnë që me argumente të forta t’i bindin të gjithë se kërkesat e tyre janë të drejta elementare të njerëzve në të gjithë botën.

“Ne së pari do të mundohemi që nga ligji parauniversitar ta heqim masën diskriminuese që ua mohon vajzave bartjen e shamisë nëpër shkolla”, thotë Ahmeti për Express. Ai sqaron se këto të drejta u njihen në të gjitha vendet e botës, e pse mos të njihen edhe këtu ku shumica e qytetarëve i përkasin besimit islam. Ahmeti thotë se në lidhje me këto kërkesa kanë përkrahjen e partnerit në koalicion, e madje edhe të disa prej deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Megjithëkëtë, deputetët e Lëvizjes së drejtuar nga Albin Kurti, në ditën kur duhej të votoheshin nenet për kërkesat e PD-së, lëshuan sallën duke e bërë të pamundur fuqizimin e tyre. Ndonëse është raportuar se lëshimi i seancës në ato momente pak para votimit është bërë me qëllim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, një gjë të tillë e hedhin poshtë zyrtarët e saj. Glauk Konjufca nga kjo Lëvizje tha se është pafytyrësi nëse dikush mendon se “Vetëvendosje” ka bërë një gjë të tillë, duke e mashtruar dikë ose duke thënë se i ka premtuar e nuk e ka bërë. “Atë ditë kur është hedhur poshtë ligji për mësim-besimin dhe bartjen e shamive në shkolla publike, deputetët e Lëvizjes e kanë lëshuar sallën për shkak të shkeljeve procedurale nga ana e Kuvendit”, tha Konjufca të enjten.
Qëndrimi i Vetëvendosjes për mësim-besimin dhe shamitë në shkolla, sipas Konjufcës, do të bëhet publik brenda dy ditësh, ndonëse Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, në një deklarim televiziv është shprehur se kjo forcë politike përkrah futjen e mësim-besimit në shkollat publike, por me disa modifikime që të mësohet për historinë e feve dhe jo praktikumin e tyre.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›