E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballja vendimtare

Prishtina dhe Beogradi do ta kenë sot përballjen më të vështirë që prejse ka filluar procesi i bisedimeve. Dështimi për të arritur marrëveshje mund të çojë në bllokimin e dialogut. Kryeministri Hashim Thaçi tha se Serbia duhet t’i pranojë vulat doganore. Borko Stefanovic, ndërkaq, tha se palët janë shumë afër dakordimit për shumë çështje, përfshirë edhe vulat. Nga Shpend Limoni më 02 shtator 2011 në ora 08:22

Raundi i pestë i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet të premten në Bruksel, pritet të jetë më i vështiri e për shumëkënd edhe më sqaruesi për atë se a do të vazhdojë ky proces në të ardhmen apo do të bllokohet fare.

Dialogu i filluar në muajin mars ishte ndërprerë në qershor, pas refuzimit të Serbisë për të pranuar vulat doganore të Kosovës.

Autoritetet kosovare kishin reaguar duke vënë embargo ndaj mallrave serbe dhe me dërgimin e forcave speciale të policisë për të zbatuar këtë vendim në kufijtë veriorë.
Po ashtu zyrtarët në Prishtinë ishin shfaqur kritikë edhe ndaj pranisë së Borko Stefanovic në pjesën veriore të vendit, ku serbët kishin bllokuar rrugët për ditë të tëra.

Ndërmjetësi i BE’së, Robert Cooper, ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin në fillim të javës për të bërë përgatitjet për takimin.

Negociatorët kosovarë thonë se janë të gatshëm për të arritur marrëveshje me palën serbe.
Vulat, energjia, telekomi, kadastra dhe bashkëpunimi rajonal sipas palës kosovare pritet të jenë temat që do të jenë në tavolinë.

Për çështjen e vulave, e cila e implikon edhe temën e veriut, Borko Stefanovic pret marrëveshje.

Negociatori serb ka thënë se vulat doganore, kadastra, telekomunikacioni dhe diplomat universitare janë pika për të cilat palët mund të dakordohen.

„Sipas të gjitha gjasave do të ketë bisedime, por jo si një temë zyrtare edhe për mundësinë e pranisë së Kosovës në takimet rajonale“ ka thënë ai.

Vulat doganore, sipas Stefanovic, duhet të jenë në pajtim me rezolutën 1244.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›