E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monopol i pathyeshëm

Policat kufitare janë shndërruar në instrumentin më fitimprurës të industrisë së sigurimeve në Kosovë. Tarifa prej 40 eurosh, e mbledhur me marrëveshje nga të gjitha kompanitë e sigurimeve, ka rezultuar me fitime të majme për kompanitë, ndërkohë që kthimet janë tejet simbolike. Për këtë edhe kompanitë e sigurimit assesi s`heqin dorë këto polica, me gjithë insistimin e mërgimtarëve dhe dënimin që kanë marrë nga Komisioni i Konkurrencës. Nga Ismail Gashi më 02 shtator 2011 në ora 08:24

Marrëveshja e penalizuar vitin e kaluar nga Komisioni i Konkurrencës nuk i ka ndaluar kompanitë e sigurimeve që të vazhdojnë me të njëjtën mënyrë edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Bazuar në raportin e Bankës Qendrore, kompanitë e sigurimeve kanë arkëtuar të hyra të konsiderueshme nga polisat kufitare, ndërkohë që përqindja e kompensimit të dëmeve është tejet simbolike. Raporti i BQK`së thotë se për vitin 2009 nga policat kufitare janë mbledhur mbi 12 milionë euro, ndërsa për vitin 2010, për shkak të zbritjes së çmimit, të hyrat janë 10,491,743.

Përpjekja njëjavore e Expressit ka rezultuar e pasukses për të mësuar nga Shoqata e Sigurimeve se sa janë të hyrat nga policat e sigurimeve prej 1 janari 2011 e deri sot. Vlora Obertinca, zyrtare në Bordin e kompanive të sigurimit, ka premtuar se do të përgjigjet, por këtë s`e ka bërë asnjëherë.

Vitin që shkoi Komisioni i Konkurrencës i pat gjobitur kompanitë e sigurimeve me nga 100 mijë euro për shkak të marrëveshjes së kompanive për të çmimin e polisës kufitare. Këtë vit, Komisioni i Konkurrencës ka zbutur pak qëndrimin. Kryetari i këtij komisioni, Osman Ejupi, thotë se në këtë drejtim diçka është arritur, pasi që kompanitë kanë zbritur çmimet. Megjithatë, marrëveshja e paligjshme ende mbetet në fuqi. Ato vazhdojnë të mbledhin miliona nga mërgimtarët, ndërsa kompensimet e dëmeve janë simbolike. Shoqata e Sigurimeve madje nuk tregon të hyrat, por as fondin e caktuar për dëmet eventuale.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›