Barack Obama në Afganistan

Duke iu adresuar ushtarakëve dhe civilëve në bazën ajrore Bagram, afër Kabulit, ai i ka falënderuar ata për shërbimet e tyre dhe ka thënë se duhet të triumfojnë në luftën kundër armikut të tyre.
Këta janë këtu, tha ai, “për ta mbrojtur Amerikën dhe sigurinë e amerikanëve”.
Në udhëtimin që ka zgjatur për pak orë, ai është takuar me presidentin afgan, Hamid Karzai, dhe ka theksuar se duhet një luftë më e ashpër kundër korrupsionit.
Obama ka thënë se ai dëshiron të shikojë vazhdimin e përpjekjeve të afganëve në luftën kundër trafikimit të drogës.
Karzai pritet të vizitojë SHBA’në në maj për bisedime, është thënë në një njoftim të ri.
Në dhjetor, Barack Obama ka urdhëruar dislokimin e më shumë se 30 000 trupave amerikane në Afganistan.
Vetëm disa mijëra nga këto forca shtesë do të arrijnë së shpejti, për të cilat thuhet se pritet të vendosen në verë.
Pasi ka mbajtur fjalimin para trupave amerikane, presidenti që udhëtonte me aeroplanin “Air Force One” ka lënë Afganistanin.
“Faleminderit!”
Trupat amerikane kanë rolin kryesor në koalicionin e NATO në Afganistan.
Duke folur në një vend të mbyllur në Bagram, Obama tha: “Nuk ka asnjë vizitë që mund ta konsideroj më shumë të rëndësishme sesa kjo që jam duke e bërë tani”.
“Puna ime kryesore sot këtu është t’ju falënderoj edhe në emër te të gjithë amerikanëve”.
“Afganët kanë vuajtur me dekada, me dekada në luftë, por ne jemi këtu për t’i ndihmuar afganët për të fituar paqen...dhe ne dëshirojnë të ndërtojmë një partneritet të gjatë që ka të bëjë me interesa të ndërsjella”, shtoi ai.
Obama tha se Amerika nuk e ka zgjedhur dhe nuk është përzier në punët e brendshme të afganëve apo ka shpërndarë ndikimin.
I është dashur, tha ai, “sepse u sulmuam më 11 shtator” dhe liderët e Al-Kaidës dhe aleatët e tyre talibanë ende janë në rajon dhe duhet të mposhten.
SHBA ka dëshirë të kap Al-Kaidën dhe të shpëtojë këtë vend dhe t’i bëjë talebanët të dështojnë, tha ai.
Ai premtoi se trupat ushtarake, të cilat ai i komandon, “kanë mbështetjen e tij për një mision të pastër dhe një strategji të drejtë”. Këtë do ta kenë “gjersa punët të kryhen”.
“Besoj se të gjithë ju këtu do të kryeni punën si duhet”, tha ai, pastaj u dëgjuan brohoritma dhe duartrokitje të gjata.
Operacionet në Pakistan
Obama, po ashtu, ka folur për operacionet nëpër të gjithë kufirin e Pakistanit, ku tha se Qeveria e Pakistanit ka arritur të dëbojë “ekstremistët dhe pasuesit e tyre”.
“Ne i kemi goditur në zemër liderët e Al-Kaidës e po ashtu edhe talebanët”, tha ai.
“Ata tani janë zbutur. Ata janë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Është shumë vështirë për ta që të lëvizin apo të trajnohen për të bërë ndonjë sulm. E tërë kjo e ka bërë Amerikën më të sigurt dhe ne do të vazhdojmë me këtë politikë”.
Në 14 muajt sa erdhi në krye të shtetit, Obama pothuajse ka dyfishuar forcat amerikane në Afganistan.
Trupat amerikane tani kanë filluar një operacion masiv për të mposhtur talebanët dhe fortesat e tyre në këtë vend.
Sipas korrespondentit të BBC-së, vizita e Obamas vjen pas suksesit të tij në aspektin e brendshëm dhe nënshkrimit për reformën në ligjin për shëndetësi dhe pas pajtimit që të nënshkruhet marrëveshje për reduktimin e armëve bërthamore me Moskën.
Shtëpia e Bardhë qart ka dëshiruar që të vije deri te ky moment dhe ka thënë se ky është presidenti i cili mund të bëjë marrëveshje jo vetëm për ndonjë problem të madh, por edhe për të tjerë. Po ashtu, ka një përshtypje të mirë në përpjekjet e SHBA’s për Afganistanin, të cilat sigurisht japin shpresa për një optimizëm më të madh.
Ftesa për Karzain
Në një konferencë të përbashkët dhe me një siguri të lartë në pallatin presidencial, Karzai ka falënderuar Obamam për mbështetjen amerikane dhe ka thënë se ai shpreson shumë që partneriteti në mes të dy vendeve do të vazhdojë.
“Populli afgan duhet inkurajuar për progresin që ka bërë”, tha Obama, duke shtuar se ai shpreson se do të këtë më shumë punë nga qeveria, kryesisht në luftën dhe përpjekjet kundër korrupsionit dhe në vënien e ligjit.
Të dy kanë mbajtur biseda private, si dhe ka pasur takime me ministrat e kabinetit afgan dhe zyrtarëve të administratës së Obamas.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti afgan do ta vizitojë Washingtonin më 12 maj.
Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se presidenti Karzai e ka informuar Obaman për përpjekjet e tij vetëm pas një ore, kur ai kishte arritur në vendin e tij.
Megjithatë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, tha se qeveria afgane ishte informuar për vizitën qysh nga dita e enjte.
Obama ka vizituar Afganistanin gjatë fushatës presidenciale më 2008, gjatë kohës kur ishte senator, por kjo është vizita e parë bërë këtij vendi qëkurse ai u bë shef i shtabit të forcave të armatosur në janar të 2009-ës.
Ka pasur një tendosje të marrëdhënieve në mes të Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë së Karzait për shkak të zgjedhjeve afgane.
Obama pritet të bëjë një vizitë të njëjtë të paparalajmëruar edhe në Irak, ku ushtria amerikane është edhe në një luftë tjetër. (BBC)