E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet Dita Botërore kundër Skllavërisë

Sot u shënua Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën, më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë, janë të skllavëruar.

Me rastin e kësaj dite, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka dhënë këtë deklaratë:

“Çdo ditë, në të gjitha rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim seksual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren seksualisht. Fëmijët punojnë në miniera dhe thithin pluhur toksik. Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen në ushtarë dhe detyrohen të vrasin e të torturojnë”, u theksua në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›