Shënohet përvjetori i sulmit bërthamor në Hiroshimë
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon sot pritet të marrë pjesë në ceremonitë e përkujtimit të sulmit me bombë bërthamore në Hiroshimë dhe Nagasaki, në vitin 1945.
Ban Ki-Moon do të jetë Sekretari i parë i përgjithshëm i OKB-së, që do të marrë pjesë në ceremoninë në Hiroshimë dhe që e viziton Nagasakin.
Në takimet me liderët e Japonisë, pritet që ai do të diskutoj për çarmatimin bërthamor dhe për çështje të tjera globale.
Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se ambasadori amerikan në Japoni, John Rus, planifikon të marrë pjesë në ceremoni dhe “të shpreh respekt për të gjitha viktimat e Luftës së Dytë Botërore”.
Më se 140 mijë njerëz ishin vrarë menjëherë në Hiroshimë ose disa ditë apo javë, pas sulmit bërthamor, të ndërmarrë nga SHBA-ja.
Japonia nuk ishte dorëzuar menjëherë, por këtë e bëri pas sulmit me bombën e dytë bërthamore në Nagasaki, tri ditë më vonë, me ç’rast u vranë më se 700 mijë njerëz.