Shënohet viktima e gjashtë nga gripi i derrit në vend

Një grua nga Kukësi është viktima e gjashtë e virusit AH1N1. Gruaja ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në Tiranë dhe ndodhej në gjendje të rëndë në reaminacion. Mjekët thanë se ajo vunate nga disa sëmundje si turbekulozi dhe kardiopati kronikë. Ende nuk dihet mosha e viktimës.
Ndërkohë dy ditë më parë mbërritën nga Hungaria 10 mije dozat e para të vaksinës kundër gripit të derrit. Instituti i Shëndetit Publik mori në dorëzim vaksinat kundër A/H1N1, ndërkohë që janë porositur edhe 200 mijë doza të tjera, të cilat pritet të mbërrijnë ditët në vijim. Nesër pritet të vaksionohen grupet e para të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.