KQZ: Përsëritje votimesh në tri komuna
PRISHTINE-Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë ka vendosur dje të udhëzojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të përsërisë zgjedhjet në tri komuna, Prizren, Gjilan dhe Lypjan. Kryetari i këtij komisioni, Tahir Rrecaj ka thënë se vendimi është marrë për shkak të numrit të madh të ankesave të subjekteve politike për parregullsi në këto tri komuna. Tani i mbetet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të vendos nëse do të përfillë udhëzimet e organit të ankesave. Në të tri komunat ku është rekomanduar përsëritja e votimeve, gara është zhvilluar ndërmjet kandidatëve të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të dyja partitë kanë pretenduar fitoren në këto komuna, duke e akuzuar njëra - tjetrën për manipulim të votave. Kjo ka bërë që të tensionohen edhe më raportet mes partnerëve të koaliconit qeverisës pas raundin të dytë të zgjedhjeve.(d.b/BalkanWeb)