E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sokrati” i Kabashit në Gjenevë

I ftuar nga misioni shqiptar në OKB, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, të martën mbrëma, si mysafir në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë u prezantua aktori Mirush Kabashi, me shfaqjen teatrale “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.

Shfaqja e luajtur nga Kabashi u prit me interesim nga publiku zviceran. Përveç publikut zviceran e shqiptar, shfaqja e “Sokratit…” u ndoq edhe nga tre ambasadorët shqiptarë në Zvicër - Sejdi Qerimaj (ambasador shqiptar në OKB), Mehmet Elezi (ambasador në Bernë) dhe Naim Balaj (ambasador i Kosovës) – si dhe nga drejtori i OKB’së, Kassym Jomart Tokajev, dhe nga ambasadori grek, Georges J.Kaklikis.

“Shfaqja e ‘Apologjisë’ në Kombet e Bashkuara ka peshën e vetë, është diçka më shumë se një dramë kulturore. Është një ngjarje artistike dhe kombëtare, e aranzhuar nga Misioni shqiptar në OKB, për çka unë e falënderoj nga zemra, njësoj sikurse edhe publikun shqiptar, dhe gjithë stafin e OKB’së, ambasadorët dhe diplomatët botërorë që erdhën të më ndiqnin..”, i tha pas shfaqjes Mirush Kabashi agjencisë Presheva Jonë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›