Zhgenjen Milani, bind Lacio e Torino
E ka nisur me kemben e keqe Milani kete kampionat te ri te Serise A, duke humbur ne shtepine e tij perballe ekipit te sapongjitur ne kategorine e me te mireve, Bolonjes. Dy here kane kaluar ne avantazh miqte dhe fati e fitorja ne fund u ka buzeqeshur atyre. Milanin e prisnin te gjithe per shkak te interesimit te jashtezakonshem qe kishte per lojtare te tille si Ronaldinjo, Shevcenko apo Flamini, por Galianit dhe Berluskonit, te pranishem ne tribunen e nderit te "San Siros", u ka ngrire buzeqeshja kur kane pare Valianin te shenoje ate eurogol ne minuten e 79-te, duke e bere te pavlefshem barazimin perkohshem te Ambrozinit ndaj Marko Di Vaios ne pjesen e pare. Skuader tjeter pretendente qe nuk e ka nisur me kemben e duhur ka qene edhe Roma, e cila eshte ndalur ne barazim 1-1 ne "Olimpico" nga Napoli i Rejes. Akuilani shenon i pari, por Hamsik barazon per napoletanet duke u dhene piken e pare ne kete sezon. E pameshirshme Lacio, e cila ne transferten e Kajliarit, u ka kujtuar ishulloreve ditet me te keqija te sezonit te kaluar. Kater gola kane shenuar lacialet edhe pse ishin lojtaret e Kajliarit qe kaluan te paret ne avantazh. Torino gjithashtu merr tre piket e para duke bere te kalojne nje mbremje te keqe rivalet e Leces. Tre gola qe mbajne firmen e Rosines, Zanetit dhe Biankit i kane dhene fitoren e merituar skuadres granata. Edhe Kievo triumfon ne perballjen e pare me Rexhinen. Bogdani kete takim e ka pare nga stoli. Maskara i dhuron tre pike te arta Katanias se Valter Xengen ne perballjen me Xhenoan. Ishulloret siciliane i kane besuar kembeve te lojtarit me te mire per t'i cuar te suksesi. 1-0 ka triumfuar edhe Atalanta ndaj Sienes, duke e nisur gjithashtu me kembe te mbare kete sezon te Serise A.
J.Selimi
J.Selimi