E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënon Januzi

Sulmuesi kosovar, Ahmet Januzi ka shënuar gol të dielën në ndeshjen që skuadra e tij, Vorskla Poltava e ka zhvilluar ndaj M. Zaporozhye, në kuadër të garave kampionale të elitës së futbollit ukrainas.

Takimi mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Vorskla ka kaluar e para në avantazh prej 1:0 me golin që e ka shënuar Januzi në minutën e 22-të, kurse shifrat në 1:1 i ka barazuar Krivtsov në minutën e 80.

Januzi ka luajtur plot 90 minuta në këtë takim bashkë me Armend Dallkun e Debatik Currin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›