Promovuesit e dhurimit te gjakut, kurs me disa nivele
Dhurimi i gjakut duhet te behet nje fenomen i perhershem tek qytetaret, pasi mund te shpetohen shume jete njerezish. Prej disa vitesh eshte themeluar Shoqata e pare e Dhuruesve Vullnetare te Gjakut e njohur si "DHVGJ". Qe ne fillimet e saj shoqata eshte angazhuar ne promovimin per nxitjen e dhurimit vullnetar te here pas hershem, anonim dhe te anetaresuar te gjakut ne Shqiperi. Ky aktivitet eshte bere ne perputhje me direktivat e strategjise kombetare per gjak te sigurt. Perfaqesues te iniciativave te kesaj shoqate jane bere shume te rinj, studente ne universitete te ndryshme te Tiranes dhe vullnetare te ndjeshem ndaj ketyre iniciativave. Pervec aktiviteteve per promovimin e dhurimit te gjakut, shoqata i ka dhene nje rendesi te vecante edhe pergatitjes se figures se promovuesit. Keshtu, diten e premte, me date 20 shkurt 2009, do te celet nje kurs disa nivelesh per "Promovues te dhurimit vullnetar te gjakut". Kursi do te zhvillohet ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise, Qendren Kombetare te Transfuzionit te Gjakut, fale kontributit te Kooperacionit per Zhvillim te Ministrise se Jashtme te Italise. Keshtu, do te trajnohen 60 vullnetare anetare te shoqates "DHVGJ" qe me pas, do te certifikohen nga Ministria shqiptare e Shendetesise. Leksionet e kursit te formimit do te drejtohen nga docente shqiptare dhe italiane, specialiste te fushes se shendetesise dhe te komunikimit, ne tre nivele.