“Shërbimet sekrete rekrutuan terroristë”
Shërbimet sekrete britanike MI5 po hetohen për përfshirjen në një skandal në fushën e spiunazhit dhe sigurisë. Supozohet se agjentët britanikë kanë rekrutuar gabimisht simpatizantë të Al-Kaedës, të cilët po përpiqeshin të infiltroheshin brenda organizatës së inteligjencës britanike. Bëhet fjalë për gjashtë islamikë, për të cilët konservatorët në Britani kërkojnë prova se janë nxjerrë jashtë shërbimeve sekrete për shkak të shqetësimeve për të kaluarën e tyre. Dy nga gjashtë të dyshuarit kanë marrë pjesë në kampet e trajnimit të Al-Kaedës në Pakistan, ndërsa katër të tjerët kanë periudha të pashpjeguara boshe deri në tre muaj në CV-të e tyre. Thuhet se ata janë dalluar nga shërbimet sekrete britanike që në fazat e para të rekrutimit dhe janë përjashtuar. Por ka pasur edhe simpatizantë të tjerë të Al-Kaedës, të cilët nuk ia kanë dalë të infiltrohen, pasi janë refuzuar që në paraqitjen e CV-ve ku votohet edhe me veto. Agjentët britanikë tani po hetojnë të gjithë të rekrutuarit e rinj për të shpëtuar reputacionin.