Sherbimi Sekret dhe misioni i tij

Nje skandal seksual ku jane perfshire disa agjente te sherbimit sekret amerikan dhe prostituta ne Kolumbi ka kthyer nje vemendje te padeshiruar tek organizata elitare e zbatimit te ligjit qe pervec te tjereve mbron edhe presidentin e Shteteve te Bashkuara.
Agjenteve amerikane te Sherbimit Sekret u eshte dhene merita per shpetimin e jetes se presidentit Ronald Regan gjate atentatit kunder tij ne vitin 1981.
Dite pas dite agjentet e Sherbimit Sekret dhe oficere me rroba civile mbrojne udheheqes te nivelit te larte politik dhe familjet e tyre ne Uashington dhe kudo ne bote. Kjo agjenci siguron gjithashtu personalitete dhe udheheqes te huaj qe vizitojne Shtetet e Bashkuara.
Byron Tarvet eshte agjent special
Kongresi na autorizoi ne per te mbrojtur presidentin ne vitin 1901. Gradualisht ne trasheguam edhe detyra te tjera. Tashme mbrojme edhe nenpresidentin dhe gjithashtu edhe kandidatet presidenciale.
Ish agjenti i sherbimit sekret Tim McCarthy thote se Divizioni per Mbrojtjen e Presidentit eshte nje njesi e madhe operative.
Nuk do te flas rreth numrit te sakte te njerezve ne kete divizion. Por mud te jene dhjetra mijera ne varesi te organizimit ku presidenti do te jete pjemsarres.
Ish zv/ drejtori i Sherbimit Sekret Clint Jill ishte agjenti i caktuar per te mbrojtur presidentin Kennedy ne diten qe ai u vra ne Dallas te Texasit ne vitin 1963. Zoti Hill thote se grate dhe burrat qe punojne per agjencine jane jashtezakonisht te perkushtuar ne misionin e tyre.
Jane te perkushtuar. Ata bejne punen e tyre - pavaresisht rrethanave - dhe parandalojne gjerat qe mund te ndodhin. Ketu nuk hyn politika.
Mbrojtja e presidentit dhe zyrtareve te tjere qeveritare eshte vetem pjese e misionit te Sherbimit Sekret.
Qe kur organizata nisi pune ne vitin 1865 misioni i saj primar perfshin mbrojtjen dhe integritetin e sistemit financiar kombetare. Agjentet e ketij misioni hetojne krimet ku perfshihen falsifikimi i monedhes amerikane dhe te huaj si dhe hetojne ceshtje te tjera sigurimi.
Agjenti special Byron Traver eshte ne Bankok te Tailandes. Ai thote se oficeret e Sherbimit Sekret atje jane te perqendruar ne perpjekjet kunder fallsifikimit monetar.
Fallsifikimi eshte i pranishem ne kete rajon kryesisht drejt jugut te Malajzise dhe ne Indonezi por jo kaq shume ketu ne Tailande. Disa vjet me pare ketu kishte me shume aktivitet por duket se tashme ka rene ne heshtje. Fallsifikimi duket se perjeton zik-zake.
Me teknologjine e perparuar Sherbimi Sekret amerikan ka zgjeruar objektin e hetimit duke perfshire manupilimet ne institucionet financiare fallsifikimet e kartave te kreditit dhe krimet ne sistemet kompiuterike.
Megjithate ajo qe shumica e njerezve shikojne nga puna e sherbimit sekret eshte mbrojtja e presidentit. Ajo cka njerezit nuk shohin konsiderohet serish si e rendesishme nga ana e agjenteve sekrete.