Shërbimi i epidemiologjisë, pa uniforma dhe karta identifikimi

Kreu i Sindikatave të Shqipërisë, Zija Alhysa denoncon abuzimet në përdorimin e fondeve
Shërbimi i epidemiologjisë në të gjithë vendin ka mbetur pa uniforma si dhe pa katra identifikimi, të cilat kanë penguar ndjeshëm kryerjen e funksioneve të këtij inspektorati shëndetësor. Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë, Zija Alhysa është shprehur se ky shërbim nuk mund të ushtrojë asnjë lloj funksioni sepse punonjësit e epidemiologjisë nuk janë lejuar nga ndërmarrje, institucione dhe aktivitetet private për të ushtruar detyrën. "Ne nuk kemi kartë identifikimi për të vërtetuar se i përkasim shërbimit të epidemiologjisë dhe as uniformë", ka bërë të ditur kreu i sindikatës, Alhysa. Çështja duket se ka nisur të mbartet këtu e shumë vite më parë, në kohën që doli edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave për veshjet e punës në inspektoratin sanitar shëndetësor. Në këtë vendim, cilësohet saktësisht se çdo punonjës krahas kartës së identifikimit duhet të pajiset me veshje pune, uniformë. Në këtë veshje përfshihen pardesy, kostum stofi, këmishë, kravatë, këpucë e çantë. Një pjesë e tyre afrohen çdo vit, të tjera në 3 apo pesë vite. Por jashtë këtij vendimi kanë mbetur të gjithë punonjësit e shërbimit të epidemiologjisë në vendin tonë dhe sipas kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë, fondet janë keqpërdorur. Edhe në rastet kur janë dhënë fondet për bërjen e blerjen e uniformës, punonjësit e shërbimeve të ndryshme mësohet të kenë blerë sipas dëshirës rrobat, duke mos u identifikuar si shërbim më vete. "Pardesytë, kostumet apo këmishët janë blerë jo uniformë, por ngjyra dhe lloji i copës është zgjedhur pa marrë parasysh qëllimin e dhënies së fondit nga Ministria e Shëndetësisë", ka thënë Alhysa, duke marrë si shembull të gjitha llojet e shërbimeve në Durrës dhe në Tiranë, sipas të cilit jo vetëm që veshjet e punës nuk janë uniformë, por asnjë punonjës nuk ka kartë identifikimi apo stampë në uniformë.
Problemi i mbartur në kohë
Çështja sipas tij është deleguar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se problemi ka kohë që është debatuar, por ende nuk është dhënë një përgjigje nga drejtori i Shëndetit Publik në këtë ministri, Gazmend Bejtja. Ndonëse sindikata që ka ngritur zërin është mirëkuptuar, sipas Alihysës nga ana e drejtorit Bejtja, çështje vijon të mbetet pezull. Në të tilla kushte thuhet se punonjësit e shërbimit të epidemiologjisë nuk njohin situatën epidemiologjikë ngase e kanë të pamundur të ndërmarrin kontrolle dhe aq më pak të plotësojnë akt-kontrolle në institucione, shkolla, kopshte, biznese etj. Jashtë uniforme janë lënë edhe mjekët higjienistë, kryeinspektorët sanitarë të rretheve, mjekët higjienistë veterinerë, përgjegjësit e qendrave shëndetësore në komuna, përgjegjësit e qendrave shëndetësore në porte etj. Alihysa ka lëshuar dyshime lidhur me përdorimin e fondeve, ndërsa ka apeluar për ndërhyrjen sa më parë për të krijuar të gjitha hapësirat ligjore ndaj këtij shërbimi, i cili ndihet i paralizuar sipas kreut të sindikatës.
Email This Klikime: 2