Shërbimi i përmbarimit, Halimi: Vetëm 36 përqind është shtetëror

Që nga sot vendimet gjyqsore në 64% të rasteve do të jenë në dorë të përmbaruesve privatë. Ministri Eduart Halimi ka zbuluar shifrat e reja ku ky sistem tashmë përmbyset në favor të privatit dhe vetëm 36% janë shtetërorë.
“Nga sot 64% e përmbaruesve janë privatë dhe 36% janë shtetërorë. Përgjegjësia civile e përmbaruesve, është e rëndësishme për besimin e qytetarëve” ka theksuar Halimi.
Ministri i Halimi certifikoi 47 përmbarues gjyqësorë privatë duke i garantuar atyre angazhimin masimal të ministrisë së Drejtësisë për të përçuar më tej reformat e ndërmarra.