Depozitat e qytetarëve në banka, të sigurta

Të gjithë qytetarët që kanë depozituar të ardhurat e tyre në banka i kanë të sigurta edhe në rast falimentimi.
Silvana Sejko drejtoreshë e Agjensisë së Sigurimit të Depozitave gjatë raportimit në komisionin e ekonomisë dhe të financave deklaroi se depozitat janë të mbuluara plotësisht prej fondeve të sigurimit. Sipas Sejkos Indivët kanë depozitat më të mëdha në bankat e nivelit të dytë dhe përbëjnë e 85 përqind të tyre.
Investimi në bono thesari e këtyre depozitave sipas drejtoreshës së Agjensisë së Sigurimit të depozitave edhe pse në kohë krize ka risk minimal.
Agjensia e sigurimit të depozitave është përgjegjës për kontrollin dhe realizimin e procesit të të sigurimit dhe kompesimit të depozitave në të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend.