E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimi paliativ, në Shqipëri, 3500 persona, kërkojnë ndihmë

TIRANE-Në ditët kushtuar kujdesit paliativ, organizatat shqiptarë që punojnë në këtë drejtim bëjnë të ditur se në të gjithë vendin janë mbi 3500 persona që për shkak të sëmundjeve të pashërueshme, kryesisht tumoreve dhe Sidas janë në fundin e jetës së tyre. Ndërkohë që pasi ilacet nuk mund të ndihmojnë më, është dashuria njerëzore ajo që ndihmon më shumë.

Por nga 3500 persona vetëm 30 përqind marrin përkujdes në këtë drejtim. Të gjithë vendin një rrjet organizatash kanë krijuar 6 qendra në rrethe të cilat kanë mbi 80 profesionistë, mjekë, infermiere, punonjës socialië. Ata punojnë vullnetarisht në ndihmë të këtyre personave ndërkohë që nevojat për këtë shërbim janë akoma shumë më të mëdha. Stafi aktual është vetëm 9 përqind e stafit të nevojshëm, ndëkohë që nevojat kryesore janë për staf të arsimuar në ofrimin e kujdesit paliativ, zgjerimin e listës së medikamenteve të rimbursueshme në sasi por në të njëjtën kohë edhe në ofrimin e më shumë formave farmaceutike të medikamenteve te disponueshme në treg, kryesisht opiodet.

Nevojitet përmirësim i percemtimit të stafit mjekësor ne lidhje me fobinë e përdorimit të opioideve në trajtimin e të sëmurëve terminalë me kancer. Kërkohët pasurim i literaturës për kujdesin paliativ në gjuhën shqipe pasi momentalisht tekstet janë shumë të pakta. Si dhe fillimin e ofrimit të kujdesit paliativ dhe në strukturat spitalore, për momentin ofrohet vetëm shërbimi në shtëpi. Sot, mjekësia paliative është pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetsor dhe ka në fokus të saj pacientët terminal dhe familjet respektive. Integrimi i një kujdesi paliativ cilësor në sistemin e kujdesit shëndetësor, rekomandohet nga institucionet ndërkombëtare shëndetësore dhe politike, si një nga prioritetet e zhvillimit shëndetësor dhe një nga të drejtat bazë të çdo qytetari. Përmbajtja e kësaj të drejte, parashikon respektimin dhe dinjitetin e të semurit terminal dhe që kujdesi për këta të jetë i mirë organizuar dhe punonjësit e shëndetësisë të jenë të kualifikuar.

Sipas ekspertëve të fushës, llogaritjet për nevojën e kujdesit paliativ bëhen mbi numrin e vdekjeve. Duke mbledhur 100% të vdekjeve nga tumoret dhe 66% të vdekjeve në tërësi. Po t’i referohemi vitit 2008, sipas INSTAT numri total i vdekjeve ishte 16,143, ku 17% (ose 2,725) zënë ato nga tumoret dhe 66% (rreth 8800) nga sëmundjet e tjera. Në këto kushte mund të themi se 11,500 pacientë kanë pasur nevojë për shërbimin e kujdesit paliativ, gjatë 2008-tës. 
Sherbimi paliativ ofrohet nga sektori jofitimprures dhe ne nje pjese shume te vogel edhe nga enti shteteror, sherbimi onkologjik ne banese. Organizatat/qendrat jo publike qe e ofrojne kete sherbim ne 6 qytete te vendit jane. Ryder Albania Association, Tirane, National Association for Palliative Care, Durres. Marry Potter Clinic Korce dhe Caritas Albania Lezhe, Shkoder dhe Elbasan. Inisiativat e fundit te ndermarra kryesisht nga ektori jo fitim prures me mbeshtetjen, vullnetin dhe deshiren pozitive te vendimarresve, ka krijuar nje klime inkurajuese per zhvillimin dhe integrimin e kujdesit paliativ. Aktoret kryesore te sektorit publik dhe jo fitimprures te kujdesit paliativ, te mbeshtetur nga fondacioni soros jane ne perfundim te procesit per te hartuar dhe miratuar strategjine kombetare dhe planin e tij te veprimit, standartet e sherbimit te kujdesit paliativ dhe nje manual te standartizuar per te rritur kapacitetet e stafit shendetesor nepemjet trajnimit.

Në vendin tonë, kujdesi paliativ është një shërbim relativisht i ri dhe i kufizuar, ndërkohë që, nevojat janë të konsiderueshme dhe gjithnjë në rritje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›