Moratti i zemëruar me rezultatet e klubit të tij
MILANO - Presidenti i Interit Massimo Moratti gjithnjë e më tepër po zhgënjehet me rezultatet aspak të mira të cilat klubi i tij po i arrin.
Pas një sezoni të dështuar vitin e kaluar, duket se Moratti do të vuaj përsëri edhe këtë vit pasi zikaltërtit nuk po munden të marrin veten nga rezultatet negative, e fundit ishte edhe humbja e papritur kundër Catanias 2-1.
Sipas të përditshmes italiane sportive “Corriere dello Sport” Moratti nuk ka udhëtuar për në Sicili dhe nga shtëpia ka ndjekur sesi perandoria e tij po mundet 2-1. Rezultati e bëri të zemërohet me zyrtarët e ndeshjes, sidomos me lojtarët, pasi ky nuk është ekipi që ai kishte shpresuar që do t’ia sjellë trofeun e Serisë A.
Presidenti gjatë kësaj jave pritet të mbaj një mbledhje me stafin teknik dhe menaxhmentin e klubit për të parë se ku po qëndron problemi, pas gjithë këtyre rezultateve të dobëta.
Inter pas humbjes me Catanian ndodhet në vendin e 17-të të Serie A, me vetëm një fitore, një barazim dhe katër humbje në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani.
(d.b/BalkanWeb)