Maqedoni, aksident në Shkup, 4 të vdekur
SHKUP-Katër persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Shkup, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.
Sipas njoftimeve të MPB-së, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.45 në bulevardin “Jugosllavia”, kur një makinë e tipit “Pasat” me targa të Serbisë është përplasur me një autobus të parkuar.
Në vendin e aksidentit kanë humbur jetën dy pasagjerë, ndërsa dy të tjerët kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinike në Shkup.
Ekipet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku sot do të zbardhen detajet lidhur me tragjedinë e rëndë´.
(d.b/BalkanWeb)