Bursa e Tiranes, arsyet e nje deshtimi 15 vjecar
Bota e zhvilluar ka me shume se 13 shekuj qe perdor tregun e kapitaleve (bursen), per financimin e sipermarrjeve, ndersa ambienti ekonomik vendas ende ka te paqarta konceptet rreth kesaj linje te tregut financiar. Miliona aksione po shiten ne tregun e zi te kapitaleve, nderkohe i vetmi institucion ligjor qe ka lejen per te tregtuar kapitalet, "Bursa e Tiranes" nuk po mund ti kanalizoje keto transaksione ne rruge ligjore. Arsyet e mosrealizimit te nje tregu aksionesh ku kompanite te mund te financohen duke shitur kapitalet e tyre, lidhen me se shumti me mungesen e vullnetit politik te qeverive dhe mosinformimit te biznesit per sherbimet qe ofron tregu i kapitaleve. Nderkohe qe ashtu si ne cdo sektor, vendet e rajonit jane shume me para edhe ne drejtim te tregut te aksioneve. Maqedonia fqinje ka burse dhe realizon nje volum te konsiderueshem shitjesh, me plot 60 kompani te listuara. Treg aktiv kapitalesh ka edhe Serbia dhe Mali dhe Zi.
Bursa, argumentet pro
-Siguron burime financimi per ndermarrjet, institucionet financiare dhe qeverine.
-Mobilizimi i kursimeve te brendshme dhe kapitalit.
-Sjell me shume para ne sektorin formal.
-Krijon besim, sidomos ne institucionet financiare dhe ndermarrjet.
-Nxit publikun e gjere te jete pronar i letrave me vlere te ndermarrjeve publike.
-Nxit nje balancim midis kursimeve dhe konsumit.
-Promovon Shqiperine si nje vend me ekonomi te qendrueshme ne rritje.
-Ndihmon ne terheqjen e investitoreve te huaj.
-Ndihmon ne zhvillimin e institucioneve dhe skemave afatgjata te kursimeve.
-Ndihmon ne administrimin e borxhit publik
Bursa, argumentet kunder
-Ekonomi shume e vogel: Ky argument bazohet ne supozimin se ka nje madhesi minimale te nje ekonomie qe siguron nje zhvillim formal te tregut te kapitaleve. Megjithate, Maqedonia ka nje burse, ndonese eshte nje ekonomi me e vogel se e jona.
-Shume para jashte sektorit formal, cka nenkupton nje besim te paket, sidomos tek institucionet financiare.
-Ndermarrjet mund ta rrisin kapitalin nepermjet tregut informal.
-Mungesa e vullnetit politik.
--Nuk ka nxites per ata qe duan te listohen ne burse.
-Risku politik dhe i qeverisjes.