Shkodër, asgjesohen 4 parcela me kanabis

Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër ka bërë të mundur asgjësimin e 1500 rrënjë bimë kanabis sativa. Sipas policisë, Seksioni i Luftës Kundër Drogës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, është bërë e mundur që gjatë operacionit të zhvilluar me një ditë më parë në vendin e quajtur "Logu i Shtogut", Komuna Shkrel, të identifikohen dhe asgjësohen, me anë të djegies, gjithsej 1500 rrënjë bimë me karakteristika të ngjashme të kannabis sattiva.
Policia bëri të ditur se bimët ishin të mbjella në katër parcela, me distancë të vogël me njëra-tjetrën, në një zonë të shpyllëzuar, pa pronar të ligjshëm. Në parcelën e parë u gjetën dhe u asgjësuan 190 rrënjë kannabis sattiva, në parcelën e dytë 140 rrënjë, në parcelën e tretë 700 rrënjë dhe në parcelën e katërt 470 rrënjë të tilla.
Bima kishte një lartësi prej 50-130 cm dhe policia, para procesit të asgjësimit me anë të djegies, u mori mostra për ekzaminimin e tyre në laboratorët përkatës.