Sherifi show
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Arbnori, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, si dhe kompozitorin e njohur Fatos Qerimi, organizuan mbrëmë orë letrare e muzikore, me rastin e promovimit të librit të ri të shkrimtarit shqiptaro-frankofon Skënder Sherfi: Le trio Enternel. Promovimi i këtij teksti për spektakël skenik, u mbajt në shqip me oratorë të ndryshëm, aktorë, muzikantë, shkrimtarë etj, si dhe me një surprizë miqësore - një performancë artistike të muzikantit të mirënjohur Fatos Qerimi. Skënder Sherifi, shkrimtari shqiptar i Evropës frankofone, i cili jeton në Francë dhe Belgjikë, është autor i 10 librave të shkruar në gjuhën frënge. Vetëm 3 prej tyre janë përkthyer në shqip, mes të cilëve "Lojë dhe kundërlojë" dhe "Oksigjeni " janë shqipëruar nga Ibrahim Rugova, si dhe "Ateljeri i ëndrrave" nga Albert Nikolla, i botuar në Tiranë nga shtëpia botuese "Globus R".