Grabitje me arme ne banke plagoset polici privat
Nje tentative grabitjeje banke eshte arritur te parandalohet mesditen e djeshme ne bulevardin Zogu I afer qendres se Tiranes por ka mbetur i plagosur lehte roja private i bankes. Rreth mesdites nje person i armatosur me automatik ka hyre ne godinen e nje banke ne tentative per ta grabitur. Ne moment ka hasur ne rezistencen e rojes private te kompanise Rogat Security qe kishte marre persiper ruajtjen e sigurise. Nga te shtenat ka mbetur i plagosur roja nderkohe qe shume shpejt forcat policore kane vene ne pranga autorin.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1330 kur Ajet Marku 20 vjec ka tentuar te hyje me nje automatik ne banke. Menjehere ai eshte vene re nga polici privat i identifikuar me emrin Enver Gjera i cili i ka kerkuar te riut te ndaloje. Me pas ai ka vene re se 20-vjecari ishte armatosur me nje automatik dhe me kater kreher me fisheke. Kjo ndalese ka shkaktuar mes tyre nje konflikt me arme dhe Marku ka qelluar ndaj policit privat disa here. Sipas te dhenave policore i riu ishte armatosur deri ne gryke pasi kishte vendosur ta vidhte banken me cdo kusht. Por ky veprim ka deshtuar. Burimet policore thane se ai ka qelluar disa here dhe nga kjo ka mbetur i plagosur roja. Ai ka marre nje plage te lehte ne vesh dhe sipas mjekeve te Spitalit Ushtarak ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Te shtenat kane tmerruar jo vetem punonjesit e bankes por edhe kalimtaret dhe banoret e zones. Policia eshte njoftuar menjehere nderkohe qe njerezit kane vrapuar per tu fshehur nga te shtenat. Pa vonuar ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet e Komisariatit Nr.3 qe sipas te dhenave kane rrethuar autorin 20-vjecar. I bindur se nuk kishte ku te shkonte 20-vjecari ka hedhur armen dhe ka rene ne prangat e uniformave blu. Me shpejtesi ai eshte derguar ne ambientet policore nderkohe qe policia ka shoqeruar disa deshmitare nga vendi i ngjarjes me qellim dokumentimin e ketij krimi te rende. Policia shpjegoi se i riu eshte kapur teksa levizte ne bulevardin Zogu I ne drejtim te stacionit te trenit. Ne cilesine e proves materiale atij iu sekuestrua automatiku me kater karikatore te mbushur me fisheke. Ai eshte marre ne pyetje ne lidhje me kete ngjarje te rende dhe ndaj tij eshte vendosur arrestimi ne flagrance per vepren penale te vjedhjes me arme te mbetur ne tentative.