E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Sukthit pranga nje 43-vjecari

Durres Dyshohet se viktima i kishte prere veshin 4 vjet me pare

Nje konflikt i mbartur prej vitesh dyshohet te jete shkaku i ekzekutimit me arme zjarri i 38-vjecarit Ardian Cela nga Katund Sukthi i Durresit. Pasditen e djeshme policia ka zbardhur nje nga vrasjet qe tronditen kohet e fundit qytetin bregdetar dhe ka prangosur nje 43-vjecar si autor i dyshuar i vrasjes se tregtarit te makinave ngjarje kjo e ndodhur 2 jave me pare.

Hakmarrja

Burimet zyrtare te Drejtorise se Policise te Qarkut Durres kane deklaruar dje se eshte ndaluar Pjeter Preci 43 vjec si autor i dyshuar i vrasjes se tregtarit te automjeteve ne Katund Sukth te Durresit. Pjeter Preci u ndalua diten e premte nga forcat e policise se Durresit bazuar ne urdher ndalimin e nxjerre po dje per kete shtetas nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres. Te njejtat burime zyrtare pohuan se ndalimi i Precit u be ne baze te provave te siguruara nga hetimet e nisura menjehere pas ekzekutimit me arme zjarri automatike te Ardian Celes 38- vjecarit qe merrej me tregtine e automjeteve ne Durres. Cela u vra naten e 31 gushtit ne oborrin e shtepise teksa dilte nga makina e tij. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ka qene nje konflikt i nisur qe ne vitin 2006 mes viktimes dhe autorit ai qe ka cuar ne ekzekutimin e 38-vjecarit Cela. Vrasja me bresheri automatiku ngeli pa autor per me shume se dy jave nderkohe qe grupi hetimor pyeste mbi aktivitetin e viktimes dhe konfliktet e tij me persona te tjere qofte per shkak te punes qe bente a jetes personale. Te gjitha elementet e siguruara i cuan hetuesit drejt emrit te Pjeter Precit. Burimet policore bene te ditur se dyshohet se kater vjet me pare viktima i ka prere veshin autorit te dyshuar te vrasjes per shkak te nje lidhjeje jashtemartesore qe ai kishte krijuar me nje te aferme te Celes. Turperimi i atehershem eshte bartur duke shtuar ne heshtje zemeraten dhe kaluar ne pergatitjen e nje krimi. Preci tashme do te perballet me akuzat e vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje.

Ekzekutimi i Celes me arme zjarri automatike ndodhi rreth ores 2230 te mbremjes se 31 gushtit ne oborrin e shtepise se viktimes. Nga teresia e veprimeve hetimore te kryera menjehere pas vrasjes rezultoi se ky shtetas ishte qelluar nga persona te panjohur gjate kohes qe po hynte ne banesen e tij. Per ngjarjen u shoqeruan 15 persona per te deshmuar ne lidhje me viktimen dhe konfliktet e mundshme te tij. Nga keqyrja e kufomes u vu re se tregtari ishte qelluar ne afersi duke i ka shkaktuar vdekjen e shpejte. Nga keqyrja e kufomes rezultoi se ai eshte qelluar ne afersi gje qe i ka shkaktuar vdekjen e shpejte. Ne cilesine e provave materiale ne vendngjarje u bllokuan gezhojat e fishekeve te armes se perdorur ne krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›