E Diel, 1 Nëntor 2026

Belliu Amerikani Tejlor me paralajmeroi per rrezikun e Gerdecit

Deshmia

Andi Belliu ishte deshmitari i radhes dje ne procesin Gerdeci. Ish-punonjesi i fabrikes se demontimit tha se kishte marre sinjalizime te mos punonte ne projektin e dyte te demontimit te kalibrit te larte pasi mbarte rrezikshmeri te larte. Ne deshmine qe zgjati rreth dy ore Belliu deklaroi se kish nisur punen ne Gerdec ne fund te gushtit 2007 pune qe kishte zgjatur deri ne fund te nentorit te po atij viti. Ai punonte prane makinerive te demontimit te fishekeve ne turnin e trete ku arriti te krijonte marredhenie miqesie dhe me Rod Tejlorin menaxherin lokal te kompanise SAK. Belliu tha se zoteronte nje qender interneti prane Vores te cilen Tejlor e vizitonte shpesh ndaj mbante kontakte me te edhe kur iku nga puna ne demontim. Tejlor sipas Belliut i ka thene mbas Krishtlindjeve te vitit 2007 se projekti i dyte i demontimit te kalibrit te larte ne Gerdec ishte mjaft i rrezikshem dhe se edhe ai vete dilte me vrap nga zyra. Kjo sipas tij ishte dhe arsyeja perse nuk u angazhua serish ne Gerdec. Por ka ardhur menjehere reagimi i pales mbrojtese te Mihal Delijorgjit. Avokati Maks Haxhia u shpreh se nuk ishte dakord me deshmine e Belliut pasi ishte e manipuluar por trupi gjykues pranoi pjeserisht kundershtine e tij per deklarimin e deshmitarit. Belliu pranoi edhe se kish takuar rastesisht Patrik Henrin dhe se imazhet e shperthimit te paraqitura nga disa televizione ia kishte treguar Rod Tejlor diten e shperthimit te Gerdecit kur Belliu e kish takuar per here te fundit pasi me pas ai u largua per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›