Gjobevenesi 40 mesazhe kercenuese farmacistit
Nje gjobevenes duke njohur mire edhe metodat e policise nuk ka perdorur asnjehere te njejtin numer telefoni per te kercenuar nje farmacist me qellim qe ti merrte 10 mije euro. Behet fjale per nje ngjarje ne Tirane ku policia ka mundur te zbuloje gjobevenesin i cili ishte bere gati per te marre parate. Policia kryeqytetase deklaroi se Seksioni Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe me Arme ne bashkepunim me Prokurorine per Krimet e Renda Tirane kane zhvilluar nje operacion policor te koduar Mesazhi ku u arrit ndalimi i shtetasit Ilir Themo Memo 32 vjec lindur e banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje. Ndaj tij Prokuroria per Krimet e Renda Tirane ka regjistruar procedimin penal Nr. 81 te vitit 2010 duke e akuzuar per vepren penale te Shtrengimit per dhenie pasurie. I ndaluari akuzohet se ne daten 28 gusht 2010 me ane te nje letre kercenuese i ka kerkuar ne forme gjobe te demtuarit pronar i nje farmacie ne kryeqytet shumen e parave prej 10 mije eurosh. Pas dergimit te disa mesazheve autori i ka kerkuar te demtuarit qe te kryente hapjen e nje numri llogarie bankare ne nje nga bankat ne kryeqytet per te aplikuar per karte-viza dhe me pas te dergonte po me mesazh PIN-in e kartes me synim pervetesimin e shumes se parave nepermjet rrjetit te Atm-ve. Pas hetimeve te kryera ne ngarkim te tij ka rezultuar se ky shtetas ka derguar mbi 40 mesazhe telefonike kercenuese nga numra te ndryshem celulari dhe per shkak te veshtiresise se identifikimit te perdoruesve te numrave ka veshtiresuar me tej identifikimin e tij. I ndaluari u lokalizua nga policia ne sheshin Nene Tereza ne Tirane gjate momenteve kur ai ishte duke shkuar drejt Rruges se Elbasanit me qellim per te kontrolluar levizjet e te demtuarit. Gjate kontrollit fizik te bere ndaj tij jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale pese celulare si dhe nje sasi kartash SIM te cilat jane perdorur nga autori per dergimin e mesazheve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorise per Krimet e Renda Tirane per konsumim te vepres penale te Shtrengimit per dhenie pasurie parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.