Sherr i castit ne bilardo humbet jeten 26-vjecari

POGRADEC - Nje sherr i castit ne bilardo ka degraduar deri ne vrasje mes dy te rinjve nderkohe qe autori i kapur nga policia eshte shprehur i penduar per veprimin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes ne fshatin Selce te komunes Propisht te Pogradecit pikerisht ne bilardon e ketij fshati.
Burimet nga policia bejne te ditur se ne nje grindje e siper ne loje shtetasi Mentor Xhura 20-vjec banor i ketij fshati ka qelluar me thike shokun e tij Sulo Oparaku 26-vjec. Ky i fundit eshte derguar menjehere per ne spital por rruges ka gjetur vdekjen per shkak te plages se rende.
Pas njoftimit te marre policia ka shkuar ne vendngjarje nderkohe qe jane marre ne pyetje personat e pranishem ne lokal per te bere te mundur edhe zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit. Ka qene nje bashkepunim i Drejtorise se Policise se Korces me komisariatin e Pogradecit qe ka cuar ne arrestimin e autorit pas ngritjes se pikave te kontrollit ne vendet e mundshme ku mendohej kalimi i tij.
Arrestimi i 20-vjecarit Xhura eshte bere rreth ores 0100 te se martes ndersa akuza e ngritur ndaj tij eshte vrasje me dashje. Burime nga policia bejne te ditur se pas marrjes ne pyetje autori ka rrefyer se gjithcka ka qene nje sherr i castit mes tij dhe shokut te vet ne kohen qe luanin ne bilardo.
Mesohet gjithashtu se Oparaku levizte hera-heres per ne Tirane e pastaj kthehej ne fshatin e tij ku rrinte 3-4 dite. Qendrimi i tij i fundit ka zgjatur 15 dite. Sherri i se henes ne darke ka shkaktuar edhe vdekjen e 24-vjecarit i cili sipas burimeve zyrtare ka qene i denuar me pare per dhenie ndihme per kalimin e paligjshem te kufirit-akuze per te cilen ka bere rreth 2 vjet burg.
Ne vitin 2008 viktima Sulo Oparaku ka rene ne pranga ndersa bashke me nje shtetas tjeter do te ndihmonin per kalimin e paligjshem te kufirit dy shtetase duke u marre nga 500 euro seciles. Kronika e tre viteve me pare rrefen se si do te shfrytezohej si vend transit Maqedonia nga ku me pas do te kalohej ne Greqi. Policia pati bere te ditur se ne Maqedoni do te kalonin nga mali dhe me pas me autobus do te levizej drejt kufirit grek i cili do te kalohej po ne kembe. Oparaku u arrestua ne ate kohe per dhenien ndihme per kalimin e paligjshem te kufirit.