Topi injoron Topallin

Presidenti refuzon te jape sqarime per kryeparlamentaren mbi 21 janarin
Thellohet konflikti institucional midis presidentit Bamir Topi dhe mazhorances. Gjate seances degjimore ne Komisionin Hetimor kryeparlamentarja akuzoi kreun e shtetit se ka heshtur perballe dhunes qe u ushtrua ndaj institucioneve te vendit. Topalli deklaroi se i ka derguar nje leter konfidenciale kreut te shtetit ne te cilen kerkon sqarime per ngjarjet e ndodhura por nuk pranoi ta publikonte kete leter para mediave.
Burime per Shekullin bejne te ditur se pasi i eshte kerkuar sqarim nga Topalli nese ka patur apo jo informacione paraprake kreu i shtetit ka refuzuar te pergjigjet. Ashtu si ne rastin e kerkesave te Komisionit Hetimor edhe kete radhe presidenti eshte mbeshtetur ne nenin 92 germa h te Kushtetutes ku thuhet se institucioni i Presidentit kerkon mendim dhe te dhena me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shteterore per ceshtjet qe kane te bejne me detyrat e tyre por ne asnje rast Presidenti i Republikes nuk ka detyrimin per te dhene informacione.
Ne pergjigjen e tij kreu i shtetit ka sqaruar se ka ne kompetencat e tij te kerkoje mendim dhe te dhena me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shteterore per ceshtje qe kane te bejne me detyrat e tyre por jo detyrimin per te dhene sqarime qofte dhe Topallit.
Ne vijim te sulmeve te mazhorances mbi institucionet e pavarura kryetarja e Kuvendit akuzoi edhe kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e SHISH se kane heshtur per ngjarjet e 21 janarit.
E pyetur nese ka komunikuar me pare me deputete te PS Topalli u shpreh se i vetmi komunikim ka qene nje shkrese e socialisteve ku kane kerkuar pagesen per seancen e 20 janarit.