E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr kunder fejeses gjashte te plagosur

Propozimi për fejesë përfundon në sherr banal me 6 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tozhaj të Beratit. Familja e vajzës nuk ka pranuar fejesën, ndërkohë që familjarët e djalit kanë këmbëngulur në lidhjen e miqësisë. Përhapja e fjalëve në fshat për fejesën ka irrituar familjen Fushtani, dhe i ka kërkuar sqarime njerëzve të djalit.

Familja Zenuni ka shkuar në shtpëinë e vajzës për tu sqaruar por debatet e ashpra kanë kaluar në grushta e për pasojë, 6 persona janë plagosur njëri prej të cilëve, Ylli Zenuni, në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Albanian Screen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›