Vijon zjarri ne Shushice kerkohet ndihma e ushtrise
Mungesa e mjeteve te zjarrfikseve, mungesa e infrastukturës si edhe era e vazhdueshme kanë bërë të pamundur shuarjen e zjarrit që vazhdon të djegë prej 24 orësh pyjet e Shushicës në Elbasan. Si pasojë e flakëve janë djegur 60 hektarë me pisha si dhe janë rrezikuar disa shtëpi dhe shkolla e fshatit.
Përpos punës së parreshtur të repartit zjarrfikës të ndihmuar edhe nga banorët e zonës nga ana e zyres se emergjencave civile eshte kerkuar edhe nderhyrja e forcave te ushtrise te Repartit te Mbrojtjes Civile për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Policia dhe grupi hetimor nga provat e mbledhura në pyjet e Shushicës dhe në kodrën e Krastës kanë dalë në konkluzionin që zjarri ka rënë eshte i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të tij.
Vatra e zjarrit është shfaqur paraditen e së dielës duke zgjeruar terrenin e saj për shkak të erës por edhe të pemës së pishës e cila favorizon përhapjen e flakëve. Një tjetër zjarr ne Komunen e Hotolishtit ne Librazhd ka djegur nje masiv pyjor dhe ka rrezikuar edhe nje pjese të Parkut Kombetar te Shebenikut.
Besim Dybeli