E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall kandidatët fitues në qarkun Dibër

Sipas vendimit të KQZ-së, për koalicionin zgjedhor "Aleanca e Ndryshimit" për Qarkun Dibër, PD merr 4 mandate kurse koalicioni "Bashkimi për ndryshim" për Qarkun Dibër, PS merr 2 mandate. 

TIRANË- KQZ miratoi në unanimitet sot paradite vendimin për shpërndarjen e mandateve dhe shpalljen e kandidatëve fitues në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, për Qarkun Dibër.
Sipas vendimit të KQZ-së, për koalicionin zgjedhor "Aleanca e Ndryshimit" për Qarkun Dibër, PD merr 4 mandate, ndërsa shpallen fitues nga lista shumëemërore e PD-së për këtë Qark, kandidatët Jemin Gjana, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha dhe Selami Xhepa.
Ndërkohë, për koalicionin "Bashkimi për ndryshim" për Qarkun Dibër, PS merr 2 mandate, ndërsa shpallen kandidatë fitues Sadri Abazi dhe Qemal Minxhozi.
Në zgjedhjet e 28 qershorit në qarkun Dibër figuronin 122.287 votues, ndërsa funksionuan 314 qendra votimi të grupuara në 3 KZAZ.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›