E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me shishe per nje shikim

TIRANE - Nje zenke me shishe te thyera nen avujt e alkoolit ka ndodhur mengjesin e djeshem. Kater te rinj, prej te cileve dy te shtruar ne spital, nje i trete ne pranga dhe i katerti i shpallur ne kerkim, eshte bilanci i sherrit te ndodhur ne nje prej bareve te nates te ndodhur ne rrugen e Kavajes. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, sipas te cilave ne pranga deri tani ka rene ne pranga vetem Erjon Hysenaj, 20 vjec, ndersa eshte i shpallur ne kerkim, Luan Mejdani. Uniformat blu kane bere te ditur se te plagosurit, Armand Mziu, 30 vjec, dhe Haki Lamcja, 29 vjec, jane te shtruar ne Spitalin Ushtarak, jashte rrezikut per jeten. Mjeket kane bere te ditur se, dy te rinjte kane marre plage te ndryshme ne koke dhe ne trup, por jane pa pasoja te renda per jeten e tyre.

SHERRI

Kane qene oret e para te mengjesit te djeshem, kur ne nje prej lokaleve te nates ne rrugen e Kavajes, ka ndodhur nje sherr. Kater te rinj, te ndare ne dy grupe kane filluar te konfliktohen mes tyre, pasi kishin konsumuar sasi te medha alkooli. Burimet nga vendi i ngjarjes, kane bere te ditur se, shkaku i zenkes ka qene nje shikim, qe njeri nga djemte ka bere nga tavolina tjeter. Kaq ka mjaftuar qe ne lokalin tek rruga e Kavajes, te plaste sherri. Pasi jane zene me fjale duke ofenduar njeri-tjetrin, mes dy grupeve. Por zenka ka degjeneruar pastaj me goditje grushtesh. Por nuk kane mjaftuar grushtet e dhena, kur njeri nga autoret e dyshuar ka marre nje shishe duke e thyer ne koken e rivalit te tij. Me pas kane nderhyre persona te tjere duke u munduar qe te ulin gjakrat.

Policia

Pas nje telefonate ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe patrullat e Komisariatit numer 2, qe kane ndaluar njerin nga te dyshuarit nderkohe qe personi tjeter kishte ikur. Policia e kryeqytetit tha se, ka vene ne pranga ne flagrance Erjon Hysenajn, 20 vjec nderkohe qe bashkepunetori i tij, Luan Mejdani, 34 vjec, eshte larguar ne drejtim te paditur. Uniformat blu thane se po punohet per ndalimin e tij. Nderkaq qe dy te tjeret, Armand Mziu, 30 vjec, dhe Haki Lamcja, 29 vjec, jane derguar ne drejtim te spitalit, ku u jane nenshtruar nderhyrjes se mjekeve, qe thane se ata ndodhen jashte rrezikut per jeten. Ndaj dy te rinjve, eshte ngritur akuza e "plagosjes se rende me dashje".

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›