E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rama, jo ultimatume

Mazhoranca eshte ne pritje te opozites per gjetjen e gjuhes se perbashket per reformat kyce ne vend. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi kerkoi bashkepunimin e se majtes per nje sere reformash te rendesishme e nisma ligjore. "Ne prej pese vjetesh kemi shprehur vullnetin tone te palekundur per kufizimin e imunitetit te deputetit. Per kete i kemi bere nje ftese te vazhdueshme te gjithe aktoreve politike ne Kuvend, ku gjithe peshen kryesore e ka opozita. Ne presim qe ajo te bashkepunoje dhe te hartojme bashke nje ligj te perbashket, qofte dhe me ndryshime ne kushtetute, ne rast se kjo eshte e nevojshme", u shpreh Patozi. Po keshtu ai e quajti te parakohshem debatin qe opozita po ben per projektligjin per Prokurorine e Pergjithshme, pasi ai ende nuk ka perfunduar, duke kerkuar qe Rama te mos leshoje ultimatume.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›