E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cerrikut, deshton seanca e 5-te

Tirane - Procesi gjyqesor ne ngarkim te 9 te pandehurve te akuzuar si shkaktare te masakres se Cerrikut eshte shtyre serish. Shkak eshte bete mungesa e avokateve mbrojtes, te cilet nuk jane paraqitur serish ne seancen e peste gjyqesore. Gjyqtari i ceshtjes i ka shpjeguar avokateve, te cilet ndodheshin ne seance se do te lajmeronte Dhomen e Avokatise per mungesen e mbrojtesve, te cilet jane shkaktare te shtyrjeve te here pas hershme, si dhe qe paraqiten ne seanca me vonese. "Seancat gjyqesore nuk behen me miqesi, por me ligj"- ka bere me dije dje, kryesuesi i trupit gjykues, Klodian Kurushi, pas deklarimit te bere nga avokatja mbrojtese e te pandehurve Entel Gashi dhe Skender Cani, e cila sqaroi se ndodhej ne nje gjyq paralel dhe erdhi me vonese ne seance. Ndersa perfaqesuesit e Prokurorise i ka kerkuar trupit gjykues, qe te lajmerohej edhe Ministria e Drejtesise per keto shtyrje te ketij procesi, i cili nuk eshte zhvilluar asnjehere ne kete gjykate. Prokurori sqaroi, se mbrojtesit ne seanca paraqesin deklarate e deri ne receta mjekesore, qe nuk mund te paraqiten ne salle, ndersa sapo seanca shtyhet ndeshen me ta neper korridore te gjykates. C'ka sipas akuzes tregon se kjo eshte kthyer ne nje metode per shtyrjen e procesit. Te pandehurit e ketij gjykimi jane Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen nga Prokuroria per Krime te Renda si autore te masakres se Cerrikut, ngjarje kjo e ndodhur me 23 mars te vitit 1997, ne te cilen mbeten te vrare 6 gardiste si dhe u plagosen 9 punonjes policie.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›