Gjykata e Krimeve te Renda le ne qeli 30 vjecarin kosovar
Tirane - Shtetasi kosovar, i kapur vetem pak dite me pare me nje sasi prej 5 kg heroine ka mohuar te jete pronari i saj. Gjate caktimit te mases se sigurise ne ngarkim te tij, Sead Qerolli ka shpjeguar se droga e gjetur ne makinen e tij tip "'Opel Vectra" me targa zvicerane nuk ishte e tija. "Drogen duhet te ma kete vene qellimisht ne makine, ndonje person qe ka dashur te me beje keq"- mesohet te kete deklaruar perpara gjykates 30 vjecari. Ndersa nga ana tjeter, ai ka bere me dije se gjithe jeten ka punuar ne menyre te ndershme dhe nuk ishte marre asnjehere me lende narkotike. Por, nga ana tjeter prokurori i ka bere me dije gjykates, se i pandehuri diten e arrestimit te tij eshte kapur me sasine e lendes narkotike, e llojit heroine, e cila fshehur ne serbatorin e makines qe ai drejtonte. Akuza ka sqaruar se pas nje ekspertimi te bere lendes narkotike, ka rezultuar se ajo ka qene e perzier. Prokuroria ka shpjeguar se eshte ne pritje edhe te gjurmeve daktiloskopike, per te pare nese ne pakot e droges ka apo jo shenja gishterinjsh te se pandehurit. Me pas prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", mase kjo e vendosur edhe nga vete Gjykata. Sead Qerolli ra ne pranga tre dite me pare gjate momentit qe do te nisej per ne Itali nepermjet portit te Durresit. Pas kontrollit, eshte konstatuar se ne sarbatori ishte fshehur nje sasi heroine, e cila pas peshimit eshte konstatuar se ishte 5 kilogram. Droga ishte e paketuar dhe e mbeshtjelle me leter natriban.
Pistat
Sead Qerolli do te udhetonte drejt Italise me tragetin e linjes Durres-Bari. Dyshohet se droga eshte siguruar ne Turqi. Dy jane pistat e Prokurorise. Dyshohet se droga mund te kishte destinacion Puljan ne Itali, por nuk perjashtohet mundesia qe ajo do te transportohej per llogari te nje rrjeti kosovaresh drejt Zvicres.
R.Caushaj
Pistat
Sead Qerolli do te udhetonte drejt Italise me tragetin e linjes Durres-Bari. Dyshohet se droga eshte siguruar ne Turqi. Dy jane pistat e Prokurorise. Dyshohet se droga mund te kishte destinacion Puljan ne Itali, por nuk perjashtohet mundesia qe ajo do te transportohej per llogari te nje rrjeti kosovaresh drejt Zvicres.
R.Caushaj