E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika mes të rinjve, 3 të plagosur

TIRANË- Tre të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri mes bashkëmoshatarësh. Ngjarja ka ndodhur në Sauk dhe sipas policisë adoleshentët të moshës 16-17 vjeç kanë përdorur në sherr e sipër thikat. Sipas burimeve policore, të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve, policia njofton se ka identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar të kësaj plagosje. "Ata janë minorenët E.S, Y.T dhe F.M respektivisht të moshave 16 dhe 17 vjeç"- thonë burimet, duke shtuar se ngjarja përmes të rinjve ka nisur pas një grindje për motive të dobëta midis tyre.
Autorët e dyshuar u kapën në afërsi të Unazës së Re në Tiranë. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tre të ndaluarve do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë, në bashkëpunim".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›