Drucas: Pa zgjidhjen e emrit s’ka integrim për Maqedoninë
ATHINE- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimtris Drucas edhe njëherë në mënyrë tepër të qartë ka përsëritur qëndrimin e Athinës se pa zgjidhjen e kontestit të emrit Maqedonia nuk mund të filloj negociatat për anëtarësim në BE.
“Dëshirojmë të jemi të qartë se nuk mund të ketë fillim të negociatave për aderim në BE pa zgjidhjen paraprake të çështjes së emrit”, theksoi Drucas në një intervistë për mediat franceze.
Ai tha se zgjidhja e pranueshme për Athinë është një emër i përbërë me përcaktim gjeografik që do të përdorej nga të gjithë.
(m.a/ina/BalkanWeb)