E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me thika për motive banale mes dy personave, vdes 20-vjeçari

ambulancaDurrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Durrësit pas një sherri banal mes dy personave.

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga një person. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit.

Fatos Daci u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Burimet nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes dhe ka nisur puna për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, të Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›