E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika, plagosen tre të rinj

Autori i Lajmit: red.
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri në lagjen Ali Demi. Burime nga policia bëjnë të ditur si pasojë e një sherri mes të rinjsh që ka degraduar në përdorimin e thikave kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet kur dy grupe të rinjsh janë grindur me njëri-tjetrin dhe për pasojë tre prej tyre janë plagosur me thika duke pësuar dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas të njëjtave burime mësohet se dy prej të rinjve, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur ndodhen në gjendje të rënde për jetën në Spitalin Ushtarak kurse një tjetër edhe ky i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në unazë, shumë pranë hyrjes në rrugën “Ali Demi”. Policia ka nisur menjëherë hetimit por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mbeten të paqarta motivet e sherrit.
Ky lajm është publikuar: 15/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›