Mbrojtja e votës, Veliaj kërkon ndihmën e të rinjve gjirokastritë
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kreu i G99, Erion Veliaj, kërkon ndihmën e të rinjve për të monitoruar procesin zgjedhor më 28 Qershor. Gjatë një takimi të zhvilluar dje në qytetin e Gjirokastrës, ai theksoi se të rinj mund të luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm për të dhënë votën, por dhe për ta monitoruar atë në mënyrë që të sigurohet që ajo të lexohet si duhet. Abuzimi me votën e shqiptarëve ka qenë një ndër problemet kryesore në zgjedhjet e kaluara në Shqipëri, çka është bërë si precedent për kontestimin e tyre, prandaj dhe opozita shqiptare sot thekson fort nevojën për mbrojtjen e votës. Më tej kreu i G99 vlerësoi rininë shqiptare duke pohuar se pas 28 Qershorit ata do të kenë çdo mundësi për t u arsimuar e për të punuar duke zhvilluar kështu një jetesë në kushte normale.
Takimi
Në një tubim me qytetarët e Gjirokastrës, kreu i G99, Erion Veliaj, e vuri theksin sërish te forca dhe potenciali i të rinjve shqiptarë, të cilët shpesh përballen me mangësinë e mundësive të barabarta për të qenë të suksesshëm në jetë. “Kanë mbetur më pak se dy javë nga data e zgjedhjeve, nga data e ndryshimit dhe unë besoj se nuk ka forcë tjetër që ta dojë dhe ta mundësojë këtë ndryshim më fort sesa ne të rinjtë”, - tha Veliaj. Sipas tij, nga Tropoja e deri në Gjirokastër, Shqipëria është e mbushur me të rinj të talentuar që kërkojnë vetëm një mundësi, një mundësi për t ia dalë mbanë, një mundësi për të treguar se dinë të arsimohen, se dinë të punojnë, se dinë të jenë të suksesshëm dhe në datën 28 qershor këta të rinj do ta kenë këtë mundësi. Kreu i G99 tha se gjatë këtyre zgjedhjeve do të kishte një rol për të rinjtë shqiptarë: të ishin aktivë jo vetëm në dhënien e votës, por dhe në monitorimin e ruajtjen e saj. Veliaj prezantoi në këtë tubim dhe kandidatët e G99 për qarkun e Gjirokastrës, Orgen Hasanbegaj, të njohur për pjesëmarrjen në protestat patriotike të Tepelenës si dhe aktivisten e shoqërisë civile, Alketa Qëndro. Një ditë më parë, kreu i G99 ka qenë një tubim në Rrogozhinë, ku ishin të pranishëm dhe kandidatët e kësaj lëvizjeje për qarkun e Tiranës, Arbjan Mazniku dhe Juliana Hoxha. Në aktivitetin e konceptuar si pjesë e fushatës Rock dhe Politikë , Veliaj këndoi së bashku me këngëtarin Alban Skënderaj, këngën e fushatës së G99 Do jemi ne që është dhe motoja që G99 ka zgjedhur për datën 28 qershor. Veliaj adresoi qytetarët e Rrogozhinës, duke inkurajuar më së forti të rinjtë të besojnë te ndryshimi që po vjen dhe të ndihmojnë ta bëjnë atë realitet. “Diçka e mrekullueshme po ndodh në Shqipëri ku të rinjtë si puna juaj dalin në Tropojë, Kavajë, Gjirokastër e kudo, ka diçka magjike që po ndodh në çdo cep të Shqipërisë atje ku po dalin të rinjtë dhe po organizohen dhe kjo magji quhet ndryshim. Është obligimi i gjeneratës sonë, i brezit të ri ta realizojë këtë magji të bashkimit, të bashkimit të të gjithë të rinjve, ta fitojë betejën e datës 28 qershor”,- tha Veliaj.
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009