E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha të hapë kutitë, ose të ikë me to

Kryetari i Partisë Socialiste pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ka deklaruar edhe një herë se PS-ja është e vendosur në vazhdimin e protestave deri në hapjen e kutive. Ai theksoi se nëse kreu i qeverisë nuk do të vendosë të hapë kutitë, atëherë ai duhet të largohet bashkë me to.
"Protestat tona do jenë të pandalshme nëse Berisha nuk reflekton. Ne nuk kthehemi nga rruga jonë. I qendroj me forcë në emër të 100 mijë qytetarëve që erdhën në protestë, bindjes se nëse Berisha nuk hap kutitë duhet të ikë bashkë me kutitë", tha kreu i PS-së.
Partia Socialiste mblodhi sot grupin e deputetëve për të vendosur për strategjinë e ardhshme. Mbledhja u mbajt në selinë rozë .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›