E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, PS: Olldashi të hetohet për shpërdorim detyre

TIRANË- Një ditë pas regjistrimit të dy viktimave në Durrës-Kukës, 30 ditë larg nga mbyllja e rrugës së Kombit, Rrëshen-Kalimash dhe 20 ditë larg nga shembja katastrofike e tunelit të Thirrës, PS i bën thirrje edhe njëherë prokurorisë të nisë hetimin për ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi.

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka deklaruar sot se viktimat e para po dëshmojnë fort, për të disatën herë, mungesën e përgjegjësisë, shpërdorimin e detyrës deri në marrje të jetës së njerëzve e shpërdorim kolosal të parave publike nga ana e qeverisë së Berishës.

Duke iu referuar raportit të vitit 2008 të KLSH-së, ku theksohet se "refuzimi i zbatimit të këtij rekomandimi të detyrueshëm të KLSH, në kushtet e tejkalimit me dy herë vlerën e kontraktuar nga qeveria e Shqipërisë përbën vepër të rëndë penale të parashikuar nga KODI PENAL, duke nisur nga më e lehta: shpërdorim detyre!", Braçe ka kërkuar në emër të PS-së, që prokuroria të nis procedim penal ndaj ministrit përgjegjës, ministrit Sokol Olldashi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë tejkalimin me gati 2 herë të vlerës së kontraktuar për ndërtimin e rrugës!

Sipas tij, refuzimi i zbatimit të këtij rekomandimi të detyrueshëm të KLSH, në kushtet e rritjes së kostos për një kilometër me gati dy herë gjatë 6 muajve të parë të vitit, konstatuar, faktuar e paguar nga Ministria e Financave, përbën vepër penale parashikuar nga KODI PENAL, duke nisur nga vjedhja publike e parave publike.

"Ndaj sot, PS i kërkon prokurorisë të nis proçedim penal ndaj ministrit përgjegjës, ministrit Sokol Olldashi për veprën penale të vjedhjes me pasojë tejkalimin me gati 2 herë të kostos së programuar nga vetë Qeveria për ndërtimin e çdo kilometri të rrugës"- tha ai.
Braçe ka kujtuar se thuajse në të njëjtat kushte, në 1996, Sali Berisha i vodhi shqiptarëve mbi 1 miliard euro nga kursimet e tyre përmes skemave piramidale.

Ndërkohë që në 2009, theksoi ai, Sali Berisha po u çon dëm sërish shqiptarëve nga paratë e taksave të tyre mbi 1 miliard euro përmes një tuneli që qëndron i mbyllur për shkak të korrupsionit e që çon dëm një rrugë të tërë.

****

Olldashi: Rama shiti 'Parkun'. PS: Gjyq për Tunelin

UPDATE - Sokol Olldashi mjaft e keqpërdori detyrën si ministër i Punëve Publike duke punuar në fabrikën e shpifjeve të Sali Berishës ndaj Bashkisë së Tiranës. Të gjithë e dinë kush është Sokol Olldashi, kurse ai u detyrohet të gjithëve përgjigjen për katastrofën në tunelin e Kalimashit. Ky ka qenë reagimi i zëdhënës së PS-së, Armela Imeraj, për deklaratën e Olldashit, se Rama ka shitur tokën tek Parku Rinia. Ndërkohë, Imeraj, i kërkon Olldashit të përballet me drejtësinë për abuzimet që çuan në shembjen e tunelit. "Prokuroria duhet ta kërkojë Sokoll Olldashin të pandehur.
Çdo ditë që shkon është një padrejtësi ndaj një popullit të tërë", tha ajo.


******
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka lëshur akuza për shitje të paligjshme tokash ndaj kreut të Bashkisë të Tiranës, Edi Rama. Ministri Olldashi ka akuzuar Ramën se ka shitur në mënyrë të paligjshme tokën tek parku "Rinia. "Rama i ka shitur në mënyrë të paligjshme 1350 metra katrorë tokë pronarit te lokalit qe eshte ndertuar ne kete park", tha Olldashi. Sipas ministrit, toka e shitur është tokë shtetërore. " Edi Rama shiti tokën te parku "Rinia" shumë lirë, me vetëm 100 euro metrin katror". Sipas Olldashit, qytetareve iu jane vjedhur 3.7 miliarde leke, pasi toka duhet te ishte shitur me 2 mije euro metri katror, nese Rama do ta kishte kete te drejte. Ai tha se nuk i drejtohet prokurorise për këtë ceshtje, por kjo e fundit duhet te paraqesë vetë interes kur ka denoncime të tilla, duke shtuar se "ministria disponon dokumentacionin e plote te kesaj shkeljeje".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›