E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i përgjimeve në Luksemburg, kryeministri Junker dorëhiqet

juncerLuksemburg- Luksemburgu do të mbajë zgjedhje të reja pasi Kryeministri Zhan-Klod Junker njoftoi se do të japë dorëheqjen pas një skandali të shërbimit të fshehtë.

Z. Juncker i tha parlamentit se ai do të largohet të enjten.

Masa erdhi teksa partner i ri koalicionit të tij bëri thirrje për shpërbërjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme.

Ajo pason pretendimet se ai ka dështuar për të ndaluar veprimtarinë e paligjshme të agjencive të sigurisë.

Z. Juncker ka qenë kryeministër që nga viti 1995 dhe ishte kreu i Eurogrupit të ministrave të Financave të Eurozonës në mes të vitit 2005 dhe Janar 2013.

“Unë do të thërrasë nesër në mëngjes qeverinë në orën 10:00 dhe do të shkojë në Pallat për të sugjeruar zgjedhje të parakohshme për Dukën e Madh”,- tha ai të mërkurën.

Qeveria aktuale do të mbetet deri në zgjedhje, por ajo s’do të jetë në gjendje të kalojë ndonjë ligje të ri.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›