E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN kerkon me pak fonde ndaj krizes

“Kërkesat e sotme për fonde nuk janë aq të mëdha sa ne i kishim parashikuar në fillim të këtij viti. Disa nga dramat e imagjinuara në 2011 dhe në fillim të 2012 jo vetëm që nuk u materializuan, por ka disa lajme të mira qe kanë rritur besimin”. Kështu u shpreh në fjalimin e saj në Institutin Brookings, Christinë Lagarde.
Sipas saj, ekonomia botërore ka nevojë për një fond financiar më të fortë për tu mbrojtur nga kriza europiane e borxheve sovrane, por sasia e parave që kërkohet është më e vogël se shuma e kërkuar disa muaj më parë. Lagarde ka shtuar se risqet financiare dhe ekonomike që fondi monetar deklaroi 3 muaj më parë janë reduktuar e për pasojë nevoja për fonde që kërkon kredituesi global janë më të ulëta.
Në muajin janar shefja e FMN-së u kërkoi vendeve rritjen e fondit ndërkombëtar të kredive me 500 miliardë dollarë për të krijuar një mbrojtje ndaj krizës deri në 1 mijë milardë dollarë. Por vendet jo europiane ju bashkëngjitën qëndrimit të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se këto  fondet do të alokohen pasi Europa të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të zgjidhur krizën. Ndërsa Lagarde ka argumentuar se shtimi i fondeve nuk është kërkuar për Eurozonën por për vendet që do të importojnë problemet e eurozonës.
Lagarde ka shpjeguar se situata është ende e brishtë dhe rreziqet e krizës mbetet  të larta.  Kriza nuk ka përfunduar dhe nuk duhet ta humbasim këtë moment, duhet të reagojmë menjëherë, të bashkuar dhe me besim. Rreziku më i madh ka theksuar drejtoresha e FMN, në këtë moment është rikthimi i tensioneve mbi borxhin sovran të Europës dhe është thelbësore ka shuar ajo që qeveritë të fuqizojnë mbrojtjen e saj. Përsa i përket tregut të punës, Lagarde ka pranuar se reformat janë të vështira dhe duhet të realizohen me kujdesin më të madh sipas karaketeristikave të çdo vendi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›